ARSIM/Gjilanasi Enesi Krasniqi doktoron në Universitetin e Zagrebit në inxhinieri ndërtimore

Enesi Krasniqi nga Gjilani ka mbrojtur me sukses tezën e doktoratës në inxhinieri ndërtimore në Universitetin e Zagrebit, përkatësisht në Departamentin e Mekanikës Inxhinierike, me temën “Mechanical analysis and optimisation of precast concrete elements joint subjected to multiaxial loading”.

​Kjo punim shkencor trajton lidhjen e elementeve të parafabrikuara prej betoni, me fokus të veçantë në lidhjen shtyllë–themel.

Pjesa eksperimentale e këtij kërkimi kompleks është zhvilluar në laboratorin e njohur të Politecnico di Milano në Itali, që njihet si një nga institucionet më prestigjioze akademike dhe kërkimore në Evropë.

​Enesi aktualisht angazhohet si asistent në Fakultetin e Ndërtimtarisë, ku ka përfunduar edhe studimet e nivelit master. Studimet e tij universitare i ka përfunduar në kohë rekorde, duke u dalluar gjithmonë si një nga studentët më të suksesshëm të gjeneratës.

​Rruga e tij drejt suksesit akademik ka rrënjë të hershme. Qysh si nxënës, ai shquhej për talentin e rrallë në lëndën e Matematikës, me pjesëmarrje të shumta në gara komunale e shtetërore, ku rregullisht stpërbëhej me vendet e para.

​Kjo arritje e madhe shkencore e Enesit është rezultat i punës së palodhur, përkushtimit të lartë dhe synimeve të tij të qarta akademike. Suksesi i tij i radhës është një motivim për brezat e rinj dhe një arsye e madhe krenarie për familjen, komunitetin dhe gjithë qytetin e Gjilanit.​/dita24h/

Shpërndaj me të tjerët