LAJM I HIDHUR/ Ndahet nga jeta në moshë të re gjilanasi Luan Kurtalani

Një dhimbje e madhe për familjen dhe gjithë qytetin, lajmi për vdekjen e të riut Luan Kurtalani ka tronditur të gjithë.

Këtë njoftim mortor e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

​Luani do të kujtohet gjithmonë si një djalë i dashur, i respektuar dhe me sjellje të mirë, i cili la kujtime të bukura te banorët e Lagjes Kamnik.

Njerëzit si ai mbeten pjesë e kujtesës dhe respektit të lagjes edhe pas largimit nga kjo jetë.

​Njoftimi i familjes

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Luan Veton Kurtalani. Varrimi i të ndjerit bëhet më datë 31 tetor 2026 (e shtunë), me drekë, në varrezat e qytetit.

​Te pikëlluar, familja Kurtalani.

Shpërndaj me të tjerët