​POLITIKË/Fadil Ademi ngre në Kuvendin Komunal shqetësimet e qytetarëve

Këshilltari komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fadil Ademi, ka qenë sërish zë aktiv i qytetarëve në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal.

Gjatë kësaj mbledhjeje, ai ka adresuar një sërë kërkesash urgjente para drejtorive dhe zyrtarëve përgjegjës, duke kërkuar angazhim konkret për zgjidhjen e tyre.

​Fokusi kryesor i fjalës së tij ishte përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Ademi kërkoi nga operatori që po punon në projektin e impiantit të ujërave të zeza në rrugën Malishevë–Uglar që t’i kthejë në gjendjen e mëparshme pjesët ku ka përfunduar punimet.

Po ashtu, lidhur me rrugën nga ETC-ja deri në Arbëri, ai kërkoi dinamikë më të shpejtë dhe kujdes më të madh në ndërrimin e gypit përmes projektit FLOW, si dhe mirëmbajtje të vazhdueshme të rrugës deri në përfundim të punimeve.

​Përveç aksit rrugor, këshilltari i LVV-së ngriti edhe shqetësimet e banorëve të ish-lagjes Poredin lidhur me problemet e tyre infrastrukturore, duke kërkuar trajtim të menjëhershëm nga organet kompetente.

Ndërkaq, në aspektin administrativ, ai kërkoi që rregullorja për shërbyesit civilë të plotësohet me ndryshimet e nevojshme dhe të sillet pa vonesa në Kuvend për shqyrtim.

​Në përmbyllje, Ademi u zotua se do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke kërkuar zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse.

Shpërndaj me të tjerët