LOKALE/Mbështetje financiare prej 170 mijë eurosh për dy ndërmarrje publike lokale në Gjilan

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot, me unanimitetin e të gjithë asamblistëve, propozimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike lokale.

​Përmes këtij vendimi, ndërmarrjeve “Stacioni i Autobusëve Gjilan” dhe “Tregu” u ndahen nga 85 mijë euro secilës, me një vlerë të përgjithshme mbështetjeje prej 170 mijë eurosh.

​Kjo ndihmë financiare synon të ndikojë drejtpërdrejt në stabilizimin financiar të Stacionit të Autobusëve, si dhe në përmirësimin e kapaciteteve operative të ndërmarrjes “Tregu”, me qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e komunës së Gjilanit./ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët