MORTORE/Ka ndërruar jetë veterani i arsimit Raif Rexhepi

Në moshën 71-vjeçare është ndarë nga jeta mësuesi i njohur gjilanas, Raif Rexhepi, duke lënë pas një kontribut të çmuar në fushën e edukimit.

​I ndjeri për shumë vite ka shërbyer në shkollën “Abaz Ajeti”, ku ka edukuar breza të tërë nxënësish.

Përkushtimi i tij me ditar në dorë është shtrirë edhe në Bujanoc, si dhe në ish-shkollën “Vuk Karaxhiq”, tashmë “Thimi Mitko”.

​Kudo që ka punuar, ai ka lënë mbresa të pashlyeshme, duke u dalluar si një njeri i urtë, i afërt, ekspeditiv dhe me integritet të lartë profesional.

Njoftimin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë familjarët përmes një njoftimi prekës.

​LAJMËRIM MORTOR

​Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se më 02.11.2026 ndërroi jetë më i dashuri ynë, Raif Rexhepi. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, me drekë.

​Të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan, janë të mirëseardhur të na bashkohen për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

​Pusho në paqe, babë i dashur! Do të na mungosh përherë. Kujtimi për ty do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona.

​Të pikëlluar: Familja Rexhepi dhe Berisha

Shpërndaj me të tjerët