Gjilan, 2 nëntor 2026 – Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e cila do të startojë nga ora 13:00.
Kjo sfidë ishte shtyrë më parë për shkak të angazhimeve të skuadrës gjilanase në garat evropiane.
Përballja vjen vetëm pak ditë pas duelit të javës së 11-të, ku Drita arriti një fitore të thellë ndaj kryeqytetasve në Hajvali me rezultatin 3:0, duke i shkaktuar Prishtinës humbjen e parë të këtij sezoni.
Aktualisht, Prishtina renditet në vendin e dytë në tabelë me 26 pikë, ndërsa Drita gjendet menjëherë pas saj në pozitën e tretë me vetëm tri pikë më pak.
Kjo e bën përballjen e së mërkurës edhe më përcaktuese për kreun e tabelës./dita24/
