Gjilan, 2 nëntor 2026 – Kryetarja e Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Gjilan, Dr. Esma Mustafa, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësuesit e degëve të Vitisë dhe Novobërdës.
Gjatë takimit u diskutua për koordinimin e aktiviteteve humanitare, mbështetjen e familjeve në nevojë dhe planifikimin e projekteve të përbashkëta rajonale.
Dr. Esma Mustafa vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të rrjetit të vullnetarëve dhe reagimit të shpejtë në terren./dita24/
