LOKALE /Ademi: Pas adresimit të shqetësimit të banorëve, nis sanimi i rrugës nga Policia deri në Arbëri

Gjilan, 3 nëntor 2026 – Pas adresimit të shqetësimit të banorëve të , nis sanimi i rrugës nga Policia deri në Arbëri nga këshilltari komunal i LVV-së në Gjilan, Fadil Ademi, operatori përkatës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur sanimin e rrugës.

​Lidhur me këtë ndërhyrje, këshilltari Fadil Ademi ka njoftuar:

​”Dje dhe sot kam adresuar në KRU ‘Hidromorava’ SH.A. – Gjilan shqetësimet e qytetarëve lidhur me gjendjen e rrugës nga Policia deri në Arbëri, ku po zhvillohen punimet për ndërrimin e gypit të ujësjellësit nga operatori ‘Alfa-i’, në kuadër të projektit FLOW. E falënderoj operatorin që sot ka dalë në terren për ta sanuar gjendjen, pasi vërtet ishte krijuar një situatë jo e mirë për qarkullim. Faleminderit edhe qytetarëve dhe bizneseve për durimin dhe mirëkuptimin deri në përfundimin e punimeve! Do të vazhdojmë t’i përcjellim nga afër shqetësimet e qytetarëve.”

/ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët