Prishtinë, 5 nëntor 2026 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka reaguar ashpër ndaj sulmit të ndodhur më 4 nëntor në Sadovinë të Jerlive kundër gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan (dega në Viti), znj. Qëndresa Sejdiu.
KGJK e ka cilësuar këtë akt të patolerueshëm dhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë e sundimit të ligjit.
Organi drejtues i gjyqësorit i dha mbështetje të plotë gjyqtares Sejdiu dhe të gjithë trupës gjykuese për përmbushjen e pavarur të detyrës, ndërsa u bëri thirrje me urgjencë organeve kompetente që të hetojnë rastin dhe të garantojnë mbrojtjen e sigurinë e gjyqtarëve.
