MOTI PËR VIKEND/Mëngjese të ftohta me ngrica e mjegull, por diell gjatë ditës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë kësaj fundjave vendi ynë do të përfshihet nga një mot i qëndrueshëm, me alternime të vranësirave dhe intervaleve me diell.

Karakteristikë kryesore e këtyre dy ditëve do të jenë mëngjeset e ftohta me vlera negative të temperaturave dhe prani mjegulle në zona të ulëta, ndërsa ditët do të jenë më të buta e me diell.

​Të shtunën pritet mot me vranësira të shpërndara, diell dhe mjegull në orët e hershme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 0°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 6 deri në 11°C, me erë të lehtë nga veriperëndimi prej 1 deri 4 m/s.

Të dielën do të vijojë mot i ngjashëm, ku minimalet do të zbresin nga -4 deri në -1°C, ndërsa maksimalet do të ngrihen nga 8 deri në 12°C, shoqëruar nga era e lehtë e verilindjes prej 1 deri 3 m/s.

​Kushtet biometeorologjike do të jenë me shëndetshëm gjatë ditës, megjithëse të ftohtit e mëngjesit mund të ndikojë te personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

Sa u përket kushteve agrometeorologjike, për shkak të rrezikut nga ngricat e lehta të mëngjesit, fermerët këshillohen të tregojnë kujdes për kulturat e ndjeshme, ndërsa orët e ditës do të jenë të favorshme për kryerjen e punëve në bujqësi./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët