EKONOMI/Komuna e Gjilanit dhe “Help” mbështesin 70 biznese lokale për krijimin e vendeve të reja të punës

GJILAN – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, e udhëhequr nga drejtori Haki Huruglica, në bashkëpunim me organizatën “Help – Hilfe zur Selbsthilfe”, ka përmbyllur procesin e përzgjedhjes së përfituesve në kuadër të projektit “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”.

​Nga gjithsej 187 aplikime të pranuara, 85 aplikantë janë vlerësuar edhe përmes vizitave në terren, ndërsa 70 prej tyre janë përzgjedhur përfundimisht për mbështetje.

Sipas komunës, i gjithë procesi është zhvilluar mbi parimet e transparencës, paanshmërisë dhe barazisë, duke respektuar kriteret e përcaktuara.

​Me këtë rast, drejtori Haki Huruglica ka falënderuar drejtoreshën e organizatës “Help” në Kosovë, Shqipe Breznica, si dhe komisionin vlerësues të udhëhequr nga Rrezart Shala, për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë vlerësimit.

​Ky projekt financohet nga BAMF dhe bashkëfinancohet nga Komuna e Gjilanit, me synim kryesor fuqizimin e bizneseve lokale dhe hapjen e mundësive të reja për punësim në këtë komunë. /dita24h/

Shpërndaj me të tjerët