MOTI/Vranësira, intervale me diell dhe riga lokale shiu

Gjatë kësaj fundjave (21–22 nëntor) në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe mundësi për riga të dobëta dhe të izoluara shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat gjatë ditës do të mbeten relativisht të buta, ndërsa mëngjeset dhe netët do të jenë të freskëta.

​Ditën e shtunë do të mbajë mot i vranët me intervale me diell dhe riga lokale shiu, me temperatura nga 2 deri në 16°C.

Ndërkaq, të dielën moti do të jetë kryesisht i vranët me vranësira të shpërndara, diell dhe riga shiu, ku temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 14°C.

Gjatë të dyja ditëve do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 6 m/s.

​Vlerat më të ulëta priten në zonat malore dhe në pjesë të Kosovës lindore, ndërsa më të lartat në Rrafshin e Dukagjinit.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike paraqiten kryesisht të favorshme, me rekomandimin për veshje të përshtatshme në orët e ftohta të mëngjesit dhe mbrëmjes. /dita24h/

Shpërndaj me të tjerët