SPORT/SC Gjilani përforcon sulmin me Ade Oguns

Sport Club Gjilani ka bërë zyrtar transferimin e sulmuesit 25-vjeçar, Ade Oguns, duke e blinduar futbollistin me një kontratë afatgjatë që do ta mbajë në “kuq e bardh” deri në verën e vitit 2028.

​Me ardhjen e Oguns, skuadra gjilanase synon të rrisë konkurrencën dhe potencialin në repartin ofensiv, duke i ofruar shtabit teknik më shumë alternativa në fazën e sulmit.

​Sulmuesi sjell me vete përvojë të larmishme ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij ka mbrojtur ngjyrat e Caracas FC në Venezuelë, Wydad AC në Marok dhe KAS Eupen në Belgjikë. Ndërkohë, ai e njeh mirë edhe futbollin vendor, duke qenë më parë pjesë e FC Ferizajt.

​Sipas njoftimit të klubit, të gjitha procedurat e regjistrimit janë kryer tashmë dhe lojtari është menjëherë i gatshëm për t’u aktivizuar, duke nisur qysh nga sfida e ardhshme kampionale përballë FC Ballkanit.

​SC Gjilani i ka uruar mirëseardhje Ade Oguns në familjen kuq e bardh dhe shumë suksese me fanellën e re./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët