Sot, në Kuvendin Komunal të Gjilanit, u betua anëtari më i ri i këtij kuvendi, Adnan Syla, nga radhët e Partisë Guxo.
Syla merr mandatin e asamblistit pas Naser Arifit, i cili për shkak të angazhimeve në kabinetin e Ministres së Drejtësisë, ia hapi rrugën përfaqësimit të ri në Kuvendin Komunal.
Përmes një njoftimi, nga Partia Guxo i kanë uruar suksese Sylës në detyrën e re, duke falënderuar njëkohësisht Arifin për kontributin e deritashëm.
“Adnanit i uroj shumë suksese në këtë detyrë të re, me besimin se angazhimi dhe përkushtimi i tij do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe interesit të përgjithshëm të Gjilanit. Njëkohësisht, e falënderoj Naserin për kontributin dhe angazhimin e tij të përditshëm gjatë ushtrimit të mandatit si asamblist. Përgjegjësitë institucionale mund të kalojnë nga njëri përfaqësues te tjetri, por angazhimi ynë për të mirën dhe zhvillimin e Gjilanit mbetet gjithnjë i përbashkët”, thuhet në njoftimin e Partisë Guxo./dita24h/
