​LOKALE/Aktivitete vetëdijesuese në Gjilan kundër dhunës me bazë gjinore

Komuna e Gjilanit është bashkuar në shënimin e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në kuadër të së cilës nga data 26 nëntor deri më 15 dhjetor 2026 do të realizohet një sërë aktivitetesh edukative, vetëdijesuese dhe ndërinstitucionale.

​Sipas njoftimit të komunës, përmes këtyre aktiviteteve synohet rritja e ndërgjegjësimit qytetar, forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, parandalimi i dhunës dhe promovimi i barazisë gjinore.

​“Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar në krijimin e një shoqërie të sigurt, të barabartë dhe pa dhunë”, thuhet në njoftim, nën moton: “16 ditë për të folur. 365 ditë për të vepruar”.

​Programi i plotë i aktiviteteve të parapara gjatë këtyre ditëve është publikuar nga komuna.

Programin e plotë të aktiviteteve mund ta gjeni në fotografitë e bashkëngjitura më poshtë.

Shpërndaj me të tjerët