Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Esenyurt University në Turqi, me synim zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe institucional ndërmjet dy universiteteve.
Marrëveshja është nënshkruar nga rektorja e UKZ-së, Fitore Malaj, dhe rektori i Esenyurt University, Süleyman Özdemir, gjatë vizitës zyrtare në Turqi.
Bashkëpunimi parasheh mobilitetin akademik në kuadër të programit Erasmus+ KA171, duke mundësuar shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe krijimin e mundësive të reja për përvojë ndërkombëtare.
Përmes kësaj marrëveshjeje, UKZ synon të avancojë procesin e ndërkombëtarizimit, të zgjerojë partneritetet me universitetet ndërkombëtare dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim akademik e profesional./dita24h/
