Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në dasmën e Teutës, vajzës së ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, duke sjellë atmosferë të veçantë në mesin e të ftuarve.
E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, Osmani u paraqit me një fustan elegant të zi, ndërsa Sadriu kishte veshur një kostum klasik po ashtu të zi. Në një moment të festës, presidentja u bashkua me mysafirët në valle, duke u duartrokitur nga të pranishmit.
Teuta Rugova u martua me Agron Gjeloshin, djalin e politikanit shqiptar nga Mali i Zi, Nik Gjeloshi. Ceremonia e kurorëzimit u mbajt në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ku morën pjesë personalitete të shumta nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore.
Më poshtë mund të shihni pamje nga dasma, përfshirë edhe momentin kur Presidentja Osmani kërcen nën tingujt e muzikës tradicionale.