Skuadra e Gjilanit ka regjistruar edhe një disfatë tjetër në ndeshjet përgatitore që po zhvillon në Bansko të Bullgarisë. Në përballjen e tretë kontrolluese, ekipi i drejtuar nga trajneri Gentian Nuhiu u mposht nga skuadra turke FK Arkadag me rezultat të ngushtë 1-0.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi për kuqebardhët, pas një barazimi në ndeshjen e parë, duke treguar se ekipi ende nuk ka arritur të gjejë formulën fituese në prag të sezonit të ri..
Pavarësisht rezultateve negative, stërvitjet në Bullgari vazhdojnë me intensitet, ndërsa mbetet të shihet si do ta kompozojë skuadrën trajneri Nuhiu në ndeshjet në vazhdim.

