Rikthehet në Teatrin e Gjilanit komedia “E Vërteta”, hyrja falas për publikun

 

Komedia e njohur “E Vërteta” nga autori francez Florian Zeller, me regji të Agon Myftarit, do të rikthehet sonte në skenën e Teatrit të Gjilanit. Shfaqja fillon në ora 20:00 dhe ofrohet me hyrje të lirë, në kuadër të aktiviteteve kulturore të dedikuara për mërgatën.

Pas më shumë se 70 reprizave të suksesshme, kjo vepër teatrore rikthehet për të sjellë emocione dhe të qeshura për artdashësit vendorë dhe për mërgimtarët që po i kalojnë pushimet në vendlindje.

Ky aktivitet është pjesë e kalendarit të ngjarjeve kulturore verore, që synon të krijojë lidhje më të ngushta mes diasporës dhe jetës kulturore të qytetit.

Përmes këtij organizimi, autoritetet lokale synojnë të ofrojnë jo vetëm argëtim cilësor, por edhe një ndjenjë përkatësie për mërgimtarët që mbesin pjesë e pandashme e jetës kulturore të Gjilanit.

 

Shpërndaj me të tjerët