“Djali”, dramë e fuqishme në skenën e Teatrit të Gjilanit, sonte me hyrje të lirë

 

Sonte, e enjte, më 31 korrik, me fillim nga ora 20:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit do të jepet drama e njohur “Djali” nga autori francez Florian Zeller, me regji nga Erson Zymberi dhe në produksion të Ernest Zymberit dhe organizatës Anamour – Cultural Organization.

Shfaqja sjell në qendër të vëmendjes një histori të ndjeshme dhe tronditëse që flet për marrëdhëniet familjare, krizën e identitetit dhe betejën me dhimbjen shpirtërore të një djali të ri. Me një tekst të fortë emocional dhe interpretim të thellë dramatik, “Djali” premton të mos lërë askënd indiferent, as kur dritat e skenës fiken.

Ky produksion artistik është pjesë e Kalendarit të aktiviteteve për “Ditët e Mërgatës”, duke ofruar një mundësi të veçantë për bashkatdhetarët që ndodhen në vendlindje të përjetojnë një mbrëmje ndryshe – përmes artit skenik që prek dhe frymëzon.

Hyrja është e lirë për të gjithë të interesuarit

Në një kohë kur kultura dhe arti janë gjithnjë e më të rëndësishëm për bashkimin e komunitetit, kjo shfaqje është një ftesë e hapur për të gjithë, të rinj, të moshuar, vendas e mërgimtarë , që të rikujtojmë se teatri vazhdon të jetë pasqyrë e jetës sonë.

 

 

Shpërndaj me të tjerët