Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për protestën e paralajmëruar më 7 gusht në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haziri ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave të luftës çlirimtare dhe ka cilësuar protestën si “thirrje për Republikën”:
“Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë.
Protesta e 7 gushtit është thirrja jonë për Republikën. Duhet të mbrohen vlerat dhe qëllimi i përbashkët.
Në emër të atdheut, familjes e Zotit, dje, sot e nesër!”