Armend Rexhepi kritikon “listat fituese” të partive në Gjilan

 

Ish-kandidati për këshilltar komunal nga LVV, Armend  Rexhepi, ka reaguar ndaj listave të kandidatëve për këshilltarë komunal, duke i cilësuar disa prej tyre si të paqarta dhe jo transparentë.

Rexhepi thekson se shumë parti i kanë quajtur listat e tyre “Lista fituese”, por sipas tij, asnjë kandidat nuk i ka informuar qytetarët se çfarë konkretisht do të sjellë për zhvillimin e Gjilanit.

Ai shton se duket se disa kandidatë mendojnë vetëm për fitimet individuale ose partiake, pa marrë parasysh nevojat e qytetarëve që do t’u besojnë votën.

Rexhepi vë në dukje se ata që kanë shërbyer si këshilltarë komunal ose në pozita udhëheqëse gjatë katër viteve të fundit duhet të tregojnë kontributin konkret që kanë dhënë për Komunën e Gjilanit. Ai  nxjerrë në pah kritikën e drejtpërdrejtë ndaj këshilltarëve aktualë dhe premtimeve boshe të listave partiake.

 

Shpërndaj me të tjerët