Stadiumi “Ibrahim Kurteshi” në Pozhoran të Vitisë ka marrë një pamje krejtësisht të re, pasi për herë të parë është bërë me ndriçim. Ky projekt u realizua falë punës vullnetare të anëtarëve të kryesisë dhe me mjete vetanake.
Pamjet e para tregojnë atmosferën e bukur që sjell ndriçimi i ri, duke e bërë stadiumin edhe më funksional për ndeshje dhe aktivitete.
Megjithatë, mbetet ende shqetësim rregullimi i tribunave – përgjegjësi që i takon institucioneve shtetërore.