Surdulli sugjeron kandidatët me miqësi: terminologjia zyrtare është respekt për institucionet

 

Shefik Surdulli, ish-zëdhënës i Komunës së Gjilanit, ish-këshilltar komunal dhe veteran i UÇK-së, ka sugjeruar me miqësi që kandidatët për këshilltarë komunalë, por edhe opinioni i gjerë, të përdorin terminologjinë zyrtare sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (LVL).

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se duhet përdorur: Kuvend në vend të “Asamble” dhe anëtar në vend të “asambleist”.

“Përdorimi i drejtë i termave zyrtarë është i përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Uroj suksese të gjithë kandidatëve që garojnë në këto zgjedhje për Kuvend të Komunës në Gjilan,” ka shkruar Surdulli.

Ai është gjithashtu kandidat për këshilltar komunal nga radhët e PDK-së në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Përveç angazhimeve institucionale, Surdulli njihet edhe për prirjet e tij letrare, duke botuar poezi e proza.

 

Shpërndaj me të tjerët