Komisioni për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit i LDK-së në Gjilan ka shprehur shqetësimin e tij për punimet në një nga tribunat e Stadiumit të Qytetit.
Komisioni thekson se kjo pjesë e stadiumit, e destinuar për shikuesit, duhet të ndërtohet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe funksionalitetit. Ai kërkon nga mbikëqyrësit e projektit të jenë më vigjilentë dhe të ndalojnë punimet nëse nuk respektohen këto standarde.
LDK njofton se do të monitorojë nga afër zhvillimin e projektit dhe do të reagojë për çdo parregullsi që mund të rrezikojë sigurinë e qytetarëve dhe interesin publik.