ADMINISTRATË / Gjilani vendos sistem GPS në automjetet zyrtare

Gjilani vendos sistem GPS në automjetet zyrtare
Drejtori i Administratës në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, ka bërë të ditur se ka nisur procesi i vendosjes së sistemit GPS në automjetet zyrtare të komunës.

“Sot, së bashku me shefin e autoparkut, z. Ilaz Rashiti, përcollëm nga afër procesin e vendosjes së sistemit GPS në automjetet zyrtare të Komunës së Gjilanit”, ka thënë Shabani.

Sipas tij, ky sistem do të mundësojë menaxhim më efikas të automjeteve komunale, duke rritur transparencën dhe duke siguruar kontroll më të mirë mbi përdorimin e tyre.

Vendosja e GPS-it në veturat zyrtare konsiderohet një hap drejt modernizimit të administratës komunale dhe përmirësimit të menaxhimit të resurseve publike.

Shpërndaj me të tjerët