Drita përballë Differdange, sfida e madhe drejt grupeve të Conference League

 

Në ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Drita do të përballet për herë të tretë këtë verë me skuadrën e Luksemburgut, FC Differdange 03.

Trajneri Zekirija Ramadani do të duhet të bëjë ndryshime në formacion për shkak të mungesës së kapitenit Rron Broja, i pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq ndaj FCSB.

Drita ka një bilanc pozitiv ndaj Differdanges, me dy fitore në dy ndeshjet e mëparshme (1:0 dhe 2:1), dhe nëse arrin ta eliminojë sërish, do të shkruaj histori duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Conference League.

Skuadra bardhekaltër nga Gjilani vjen me një rënie në rezultate në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa ekipi mysafir shfaqet në formë shumë të mirë.

 

Shpërndaj me të tjerët