Skuadra e Gjilanit ka nxjerrë në shitje kartelat vjetore për sezonin 2025/26 me çmim simbolik prej vetëm 50 euro.
Përmes një njoftimi zyrtar, kuqebardhët kanë ftuar tifozët të bëhen pjesë e tribunës që dridh stadiumin, nën moton: “Të gjitha ndeshjet. Të gjitha emocionet. Merre tani!”.
Klubi gjilanas, që këtë verë ka qenë ndër më aktivët në merkato duke sjellë përforcime të spikatura, tashmë po synon të ketë mbështetje edhe më të madhe nga tifozët.
Sezonin e nisi me barazim 1:1 në shtëpi kundër Ballkanit, dhe tani e sheh energjinë e tribunave si një forcë shtesë në rrugën e gjatë të kampionatit.