Qëndrim Demi merr përvojë nga ish-ylli i NBA-së Devin Harris

 

Ish-basketbollisti i Dritës, Qëndrim Demi, i cili aktualisht është i angazhuar me kategoritë e reja dhe synon të bëhet trajner i ardhshëm i basketbollit, ka marrë pjesë në një kamp të rëndësishëm ndërkombëtar.

Në këtë kamp, Demi pati mundësinë të punojë dhe të marrë përvojë nga ish-lojtari i njohur i NBA-së, Devin Harris, dikur All-Star i ligës më të fortë të basketbollit në botë.

“Kalova një kohë të mrekullueshme duke qenë pjesë e kampit të basketbollit. Kaq shumë energji, buzëqeshje dhe dashuri për lojën. Gjithmonë një bekim të ndash fushën dhe të ndihmosh brezin e ardhshëm të rritet. Të punosh me Devin Harris për një javë të tërë në kamp ishte një përvojë e mrekullueshme dhe një privilegj i vërtetë”, ka shkruar Demi në llogarinë e tij në Facebook.

 

Shpërndaj me të tjerët