Policia Rajonale e Gjilanit njofton të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion se më 05.11.2025, në aksin rrugor Gjilan–Kamenicë, tek “Banja e Dobërqanit”, do të zhvillohen punime në rrugë. Për këtë arsye, nga ora 10:00 deri në ora 11:00, ky segment do të jetë i bllokuar dhe i pakalueshëm për qarkullim.
Pjesëmarrësit në trafik luten të përdorin rrugët alternative gjatë këtij intervali:
• Përmes fshatit Përlepnicë, rruga që shpie tek “Vali Ranch” – Ropotovë – Kamenicë, dhe anasjelltas.
Policia kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve për të siguruar qarkullim të rregullt dhe pa incidente.