Tetë ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, një ditë që peshon dhe matet me katër vite të jetës institucionale dhe qeverisëse për qytetarët e Gjilanit.
Kjo është dita juaj, dita kur me votën tuaj përcaktoni drejtimin e komunës dhe përfaqësuesit që do t’i besoni për të marrë vendime për komunitetin dhe të ardhmen tuaj.
“Unë besoj në ju! Besoni edhe ju në mua!”, kështu ka deklaruar Shefik Surdulli, kandidat i PDK-së për Kuvendin Komunal në Gjilan, i cili bart numrin 8, pikërisht 8 ditë para zgjedhjeve.
Shefik Surdulli është i njohur për përkushtimin, profesionalizmin dhe energjinë në shërbim të qytetarëve.
Ai premton të jetë një zë i fuqishëm dhe i drejtë në Kuvendin Komunal, duke ngritur shqetësimet dhe nevojat e komunitetit dhe duke kontribuuar për zhvillimin e Gjilanit.
Kjo është mundësia juaj për të bërë ndryshimin, për të zgjedhur një përfaqësues që punon me seriozitet, korrektësi dhe vullnet të pakursyer për qytetarët e tij.
Mos e humbisni këtë mundësi!