Gentrít Shabani fiton vendin e dytë në garat mbarëkombëtare të Bodybuildingut

 

Për herë të parë në skenën e garave mbarëkombëtare të bodybuildingut, sportisti nga Gjilani, Gentrít Shabani, ka arritur një sukses të madh duke zënë vendin e dytë në kategorinë Men’s Physique.

Gara është mbajtur sot në Prishtinë, ku konkurrenca ishte e fortë dhe e denjë.

Shabani mori pjesë me vetëfinancim, pa asnjë mbështetje institucionale, duke përfaqësuar me dinjitet veten dhe qytetin e tij në këtë kompeticion prestigjioz.

“Pas shumë sakrificash, mundi dhe përkushtimi të palodhur, më në fund arrita të realizoj një ëndërr që e kam ndjekur për një kohë të gjatë. Rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë: stërvitje të përditshme, disiplinë, sakrifica dhe besim në proces. Të gjitha këto më çuan në një moment që s’do ta harroj kurrë, vendin e dytë në garën time të parë”, ka deklaruar Shabani.

Ai ka premtuar se ky është vetëm fillimi, duke theksuar se ambicia dhe përkushtimi i tij do të rriten edhe më shumë në garat e ardhshme.

Shabani falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, me një mirënjohje të veçantë për Ardonit Xhemajlin dhe “Fitness Arena Gjilan” për ndihmën dhe përkrahjen e dhënë.

 

 

Shpërndaj me të tjerët