Shoqata humanitare Islamic Relief Kosova ka shpërndarë këpucë për nxënësit në nevojë në disa shkolla të fshatrave të Komunës së Gjilanit.
“Me këtë kontribut të vogël synuam t’ua lehtësojmë përditshmërinë dhe t’ju sjellim pak gëzim këtyre fëmijëve në këto ditë të ftohta, sepse ata janë e ardhmja jonë”, ka thënë humanisti gjilanas, Dradan Veseli.
Ai ka theksuar se aksioni është ende duke vazhduar, pasi po bëhet verifikimi i saktë i familjeve që kanë më së shumti nevojë.
“Nuk do të ndalemi kurrë në shërbim të punëve të hajrit dhe humane”, u shpreh Veseli, duke falënderuar të gjithë kontribuuesit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.