Me dhimbje të thellë, Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” në Gjilan njofton ndarjen nga jeta të punëtorit të saj të respektuar, Xhelil Shefkiu.
Xhelili do të mbahet mend si shembull i përkushtimit, ndershmërisë dhe punës së palodhur në shërbim të ndërmarrjes dhe komunitetit. Kontributi i tij i çmuar do të jetë gjithmonë i vlerësuar dhe i paharruar nga kolegët dhe stafi i NPL “Tregu” Sh.A.
Në emër të kolektivit, shprehen ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shefkiu, miqtë dhe të afërmit.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.”

