KIKA përforcohet me sulmuesin kenian, David Sanga Burua

 

Klubi KIKA ka zyrtarizuar sot transferimin e futbollistit David Sanga Burua nga Kenia, i cili i bashkohet skuadrës si sulmues i krahut.

Burua pritet të sjellë energji, shpejtësi dhe përvojë të re në repartin ofensiv, duke e forcuar ndjeshëm ekipin në garat e vazhdimësisë së kampionatit.

KIKA, e cila aktualisht renditet në pozitën e 11-të me 12 pikë, synon që me këtë përforcim të rrisë konkurrueshmërinë dhe të rikthehet në formën e dëshiruar.

 Mirë se vjen në familjen e KIKA-s, David! Thuhet në njoftimin e tyre zyrtar.

 

Shpërndaj me të tjerët