Siguria e votës së lirë në Kosovë: 100 prokurorë dhe zyrtarë të drejtësisë në terren për zgjedhjet lokale

 

Për zgjedhjet lokale që po mbahen sot, Prokuroria e Shtetit ka angazhuar rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë prokurorialë me qëllim garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.

Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, prokurorët janë të vendosur në zyrat e prokurorive dhe stacionet policore, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës për të parandaluar çdo parregullsi.

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, po mbikëqyr zbatimin e detyrave të prokurorëve në terren, ndërsa ka ftuar qytetarët, subjektet politike dhe institucionet që të raportojnë çdo rast të dyshuar për manipulim të votës.

 

Shpërndaj me të tjerët