Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të znj. Lutfije Ilijazi, ish-kryeinfermiere e këtij institucioni, e cila për më shumë se 43 vite i shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm qytetarëve të komunës.
Ajo njihej si një figurë e respektuar e infermierisë gjilanase, e dalluar për humanizmin, urtësinë dhe përkushtimin ndaj pacientëve dhe kolegëve.
Me punën e saj të ndershme, znj. Ilijazi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e atyre që punuan e bashkëjetuan me të.
QKMF Gjilan ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e saj, duke theksuar se kontributi dhe kujtimi i Lutfije Ilijazit do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së infermierisë gjilanase.
