Zgjedhjet në Kosovë: Deri në orën 15:00 kanë votuar 25.21% e qytetarëve

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në 25.21%, që i bie 510,525 qytetarë nga gjithsej 2,025,105 votues të regjistruar.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi zgjedhor po zhvillohet qetë dhe pa pengesa, ndërsa KQZ-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha komunat.

Në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në të njëjtën kohë kishin votuar 26.95% e votuesve.

 

Shpërndaj me të tjerët