Falë golit të Fisnik Asllanit në minutat e 32, Kosova mposhti Suedinë në Göteborg në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Kjo është fitorja e dytë historike e Kosovës ndaj Suedisë, pasi më parë e kishte mposhtur edhe në Prishtinë me rezultat 2:0, dhe vjen pas barazimit në shtëpi.
Me këtë fitore, Kosova renditet e dyta në grup me 7 pikë , dy fitore, një barazim dhe një humbje, pas Zvicrës që kryeson me 10 pi.
Ndeshja ishte një lojë e madhe e Kosovës, në të gjitha aspektet, taktike, teknike, përkushtim dhe disiplina të lartë e angazhim maksimal.
Ky triumf jo vetëm që ngre moralin e ekipit dhe tifozëve, por edhe dëshmon se Kosova është një pretendent serioz për të kualifikuar në Botërorin 2026, duke shkruar faqet më të bukura të historisë së futbollit

