Gjilani në pritje të rezultateve përfundimtare, Alban Hyseni një hap larg fitores pa balotazh

Alban Hyseni drejt fitores pa balotazh, vetëm 1,300 vota e ndajnë nga mandati i dytë!

Alban Hyseni, kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po qëndron një hap larg fitores pa balotazh.

Me 49,79% të votave apo 21,463 vota, ai ka dominuar në raundin e parë, duke lënë pas kandidatin e LDK-së, Arbër Ismajli, i cili ka marrë 34,24% apo 14,761 vota.

Sipas burimeve brenda VV-së, Hysenit i duhen edhe rreth 1,300 vota për ta vulosur fitoren që në raundin e parë.

Fati i garës mund të vendoset nga 2,066 votat e diasporës dhe 400 votat me kusht, të cilat pritet të jenë përcaktuese.

Nëse më shumë se gjysma e tyre shkojnë për Hysenin, ai do ta sigurojë mandatin e dytë pa balotazh.

Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 43,108 qytetarë nga 107,858 të regjistruar, ose 39,97%, ndërsa procesi është zhvilluar në 133 vendvotime në gjithë komunën e Gjilanit.

Qytetarë të shumtë të Gjilanit po presin rezultatet përfundimtare për të parë, nëse Alban Hyseni do të konfirmohet në krye të komunës edhe për një mandat të dytë.

 

 

Shpërndaj me të tjerët