Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me publikimin e rezultateve për kandidatët e Asamblesë së Komunës së Gjilanit.
Deri tani janë procesuar rezultatet e 35 vendvotimeve nga gjithsej 133, që përbën 26.32% të votave të numëruara.
Sipas të dhënave të deritanishme:
- Lëvizja VETËVENDOSJE! prin me 37.20% apo 3,307 vota,
- Pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 26.46% apo 2,352 vota,
- Dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 14.74% apo 1,310 vota.
Rezultatet brenda subjekteve politike:
- Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, prin Alban Hyseni si bartës i listës me 3,307 vota, i pasuar nga Bekim Salihu (303), Sabri Rexhepi (173) dhe Kushtrim Ibrahimi (162).
- Nga LDK, më i votuari është Arbër Ismajli me 2,352 vota, pasuar nga Sami Ahmeti (139) dhe Fatos Ramadani (137).
- Nga PDK, prin Riad Rashiti me 1,310 vota, pasuar nga Bujar Nevzati (126).
- Ndërsa nga AAK, më i votuari është Nazim Gagica me 543 vota.
Rezultatet e detajuara mund t’i gjeni këtu:
Kliko për rezultatet e plota në faqen e KQZ-së
https://resultslocal2025.kqz-ks.org/mcc?municipality=4&fbclid=IwY2xjawNcFVFleHRuA2FlbQIxMABicmlkETBtZEZwVHFHUTdIeWJaTmFIAR6jC5EvznakORfNCllLAupimOvAyjh2o0y-9eUFPXHTkLf3Tx7ZwEVNh7Tb1Q_aem_FmspAGzua9E0btRZtjvCsQ&electionType=2&votingStation=0&pollingClass=0
