Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka bërë publike një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” (neni 315 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës).
Në njoftimin zyrtar thuhet se, pavarësisht veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i personave të dyshuar mbetet i panjohur. Për këtë arsye, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të ofruar çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Qytetarët që kanë informacione relevante mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, apo përmes këtyre kanaleve:
📞 192
☎️ 038 508 07001
📧 info@kosovopolice.com
📱 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Policia e Kosovës thekson se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

