Donacion librash për Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan

Në kuadër të bashkëpunimit me Institutin e Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan ka pranuar një donacion të çmuar librash nga drejtoresha e institutit, znj. Teuta Shala.

Librat e dhuruar do të pasurojnë fondin e bibliotekës së shkollës, duke u vënë në shërbim të nxënësve dhe stafit akademik.

Në emër të shkollës, Koordinatori i Cilësisë, Ilir Vokshi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për këtë mbështetje të vyer në shërbim të arsimit dhe dijes.

 

Shpërndaj me të tjerët