Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me një nga universitetet prestigjioze të qytetit të Bursës në Turqi, gjatë një vizite zyrtare të rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Kryesuesit të Këshillit Drejtues Dr. Techn. Ilir Gjinolli dhe Prorektorit Prof. Dr. Dukagjin Leka.
Marrëveshja synon forcimin e partneritetit akademik dhe shkencor ndërmjet dy institucioneve, përmes zhvillimit të hulumtimeve të përbashkëta, aplikimeve në projekte ndërkombëtare si Erasmus+ dhe Horizon Europe, si dhe akreditimit të programeve të përbashkëta studimore.
Po ashtu, ajo përfshin edhe mundësi mobiliteti për stafin dhe studentët, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e cilësisë së arsimit.
Gjatë qëndrimit në Turqi, përfaqësuesit e UKZ-së zhvilluan takime me drejtues të shumë fakulteteve dhe universiteteve evropiane, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja ndërkombëtare.

