Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe Stacioneve Policore, ka zhvilluar aktivitete të shumta gjatë periudhës kohore 10.10.2025 – 16.10.2025, në kuadër të planeve operative për sigurinë në trafik.
Gjatë kësaj jave, policia ka shqiptuar gjithsej 1277 gjoba ndaj kundërvajtësve në komunikacion.
Po ashtu janë hetuar 10 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 11 aksidente me të lënduar, ndërsa janë pezulluar 25 patentë-shoferë për shkak të shkeljeve të rënda.
Policia e Kosovës ka rikujtuar se, sipas ligjit për rregullat e trafikut rrugor, ndalohet përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, pasi kjo zvogëlon mundësinë e reagimit dhe rrit rrezikun për aksidente.
“Me bashkëpunimin e të gjithëve, mund të shmangim aksidentet dhe të sigurojmë një mjedis më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Gjilanit.
