Ardita Ukshini, femra më e votuar në histori e AAK-së në Gjilan

 

Edhe pse kanë mbetur vetëm dy kuti për t’u numëruar dhe për të dalë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, kandidatja e AAK-së, Ardita Ukshini , e cila kandidoi për mandatin e dytë në Kuvendin Komunal, është shpallur femra më e votuar në listën e degës së kësaj partie në Gjilan.

Në një postim në Facebook, Ukshini thotë “Përsëri, më e votuara femër në historinë e Aleancës, dega në Gjilan! Kur në garë hyn me shpirt e zemër, fitorja nuk të befason,  veç e vërteton besimin!Falemnderit krejt juve që më besuat për mandatin e dytë!Ky besim i merituar flet më shumë se çdo fjalë tjetër. Gjilan,ju dua me zemër!”

Suksesi i saj shënon një moment historik për femrat brenda partisë dhe tregon se është e merituar  për kontributin dhe përkushtimin e saj.

 

Shpërndaj me të tjerët