Karateistët e KK AS Gjilan u kthyen me tetë medalje nga turneu ndërkombëtar “Golden Cup” 2025, i zhvilluar dje në Tetovë, Maqedoni e Veriut.
Sipas trajnerit të ekipit gjilanas, Alban Beqiri, garuesit fituan gjithsej tetë medalje: një e artë, tri të argjendta dhe katër të bronzta.
Beqiri e vlerësoi turneun si shumë konkurrues dhe produktiv, duke theksuar se ky sukses është rezultat i punës së përkushtuar dhe përgatitjes së mirë të ekipit.


