Mot pranveror në tetor, temperatura deri në 22°C

 

Këtë javë moti do të karakterizohet nga stabilitet dhe temperatura të buta pranverore.
Në pjesën më të madhe të ditëve do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa të mërkurën priten riga të lehta lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 9°C, kurse maksimalet deri në 22°C.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi të lehtë deri mesatare.

E hënë

Moti i vranët me intervale me diell.
Temperatura: -2°C deri 17°C

E martë

Vazhdon moti i qetë me diell dhe vranësira të lehta.
Temperatura: 2°C deri 17°C

E mërkurë

Vende-vende riga të lehta lokale shiu.
Temperatura: 4°C deri 16°C

E enjte

Moti stabil, me diell dhe periudha të gjata kthjellimi.
Temperatura: 5°C deri 20°C

E premte

Moti kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperatura: 3°C deri 22°C

Në përgjithësi, java do të jetë e favorshme për aktivitete bujqësore dhe qëndrime në natyrë.

 

 

Shpërndaj me të tjerët