Punimet restauruese në ish-objektin e Teknikës Popullore në Gjilan janë drejt përfundimit.
Ky objekt, i ndërtuar rreth viteve 1934 – 1935, është një nga ndërtesat më të identifikuara me historinë e qytetit, pasi ka shërbyer në shumë sfera të ndryshme shoqërore, arsimore e kulturore.
Në këtë ndërtesë kanë vepruar institucione shtetërore, janë zhvilluar aktivitete kulturore, e në vitin 1971 ka nisur transmetimin edhe Radio Gjilani, si një prej pikave më të rëndësishme të historisë mediale të qytetit.
Me investim prej afro 200 mijë eurosh nga MKRS, po realizohet restaurimi i plotë i objektit, me qëllim të ruajtjes së trashëgimisë arkitekturore dhe historike për brezat e ardhshëm.
