Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ndarë me publikun disa foto nga stadiumi i qytetit, ku po zhvillohen punimet ndërtimore.
Pamjet tregojnë se projekti po ecën sipas planit të paraparë, me një dinamikë të mirë dhe të qëndrueshme.
Siç dihet, projekti i stadiumit kishte hasur më herët në vonesa për shkak të ankesave të operatorëve ekonomikë dhe anulimeve të përsëritura të tenderëve, por tashmë punimet janë në fazë të avancuar, duke u rikthyer në binarët e duhur për realizim të plotë.
Ky stadium pritet të jetë një nga investimet më të rëndësishme sportive për qytetin e Gjilanit, duke krijuar kushte moderne për zhvillimin e futbollit dhe ngjarjeve të tjera sportive.


